Fjalimi për ndeshjen, Braçe i përgjigjet Blushit dhe mbron Ramën

Oct 11, 2015 | 6:25
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socaliste, Erjon Braçe i përgjigjet me një status të shkurtër në rrjetin social Facebook gjithë atyre që u lëshuan me kritika për fjalimin e kryeministrit Rama pas përballjes së Kombëtares sonë me atë të Serbisë në “Elbasan Arena”.

brace

Ndeshje, që zhgënjeu pritshmërinë e tofozerisë sa i takon rezultatit, por që kaloi qetë e pa incidente sa i takon mbarëvajtjes.

Duket se reagimi i tij vjen edhe si një përgjigje ndaj deputetit socialist Ben Blushi, i cili me nje analizë pë “Panorama” kritikon Ramën për fjalimin e mbajtur, duke i numëruar edhe arsyet. 

“Sikur qofte edhe nje gur i vetem te ishte hedhur ne fushen e Elbasanit,  sic pak jave me pare ne fushen e Qemal Stafes kur luante Kuksi,  fajin do e kishte Edi Rama dhe kori i gjykatesve do ishte i njejti!!”- shkruan Braçe. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura