Fitorja me Serbinë i kushton FSHF-së 300 mijë euro për dy studiot ligjore

Jul 11, 2015 | 16:27
SHPËRNDAJE

Një sforco ekonomike, por që në fund ia vlejti, pasi Shqipëria mori tri pikë të arta, u vendos drejtësia në vend dhe ajo që është më e rëndësishme, Kombëtarja bën një hap gjigant drejt Europianit 2016.

Duka dje ne konference per shtyp

Burime të rezervuara në institucionin e futbollit shqiptar treguan dje për “Panorama Sport” se fatura e shpenzimeve të FSHF-së për të tria seancat gjyqësore (Komisioni i Disiplinës, Komisioni i Apelit dhe KAS-i i Lozanës), shkuan afro 300 mijë euro.

Duke shtuar këtu edhe gjobën prej 100 mijë eurosh nga UEFA për banerin me sfond politik, FSHF ka nxjerrë nga buxheti i vet një shumë të konsiderueshme. Institucioni i futbollit kontraktoi dy studio të famshme ligjore (angleze dhe zvicerane), teksa njëra prej tyre përfaqësohej nga një avokat i famshëm, Antonio Rigoci. Kostoja ishte e madhe, por për Dukën tashmë duket e papërfillshme.

“Më shumë sesa gjithçka, kushtuan emocionet e të gjithë shqiptarëve, që e kanë pritur me padurim këtë vendim. Besoj se e kanë pritur ashtu siç e kam pritur edhe unë vetë, duke menduar që shqiptarëve nuk u jepet kurrë drejtësi. Fatura ishte e papërfillshme, krahasimisht me kënaqësinë apo me gëzimin që u ka sjellë të gjithë tifozëve shqiptarë”, deklaroi dje Duka, teksa u pyet nga gazeta nëse kishte një shifër për gjithë këtë beteje ligjore, që zgjati afro nëntë muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura