Fitorja e Kurz në Austri dhe mësimi që mund të nxjerrë PD

Oct 17, 2017 | 11:30
SHPËRNDAJE

TOMOR ALIZOTI

Tomorr AlizotiAustria do të ketë kan celar të djathtë. E djathta- ajo me ngjyra të qarta e të forta, ajo e cila nuk shfaqet dhe humbet në mjegullën e partive pa ngjyrë- fitoi zgjedhjet. Në Europë ka edhe të tjerë drejtues të rëndë- sishëm të djathtë, madje thuajse tërë vendet e mëdha të Europës me përjashtim të  Italisë drejtohen nga e djathta, por fitorja në Austri ka tjetër domethënie, ka tjetër shije dhe premton tjetër perspektivë. Partia e drejtuar nga Kurz u ngrit shpejt nga rrënojat në të cilat duket se ishte zhytur Partia Popullore. Kurz nuk e ngriti partinë duke zgjedhur modelin e Le Pen në Francë, as modelin e AFD në Gjermani. Ai i kuptoi sfidat, por nuk zgjodhi të shndërrohet në populist, nuk zgjodhi thjesht të bëhet zëdhënës i frustracionit apo zemëratës, ai zgjodhi t’i thotë të vërtetat, por gjithashtu të bëjë propozime realiste. Ai zgjodhi t’i shohë siç janë dhe jo t’i fshehë ato sikur nuk ekzistojnë. Ngritja e tij ishte më e shpejtë sesa ajo e Emmanuel Macron-it në Francë. E gjitha filloi më 12 maj në një podium në Vjenë, ku shpalosi mendimin e tij nën moton “kështu siç është nuk mund të jetë më”. Kurz nuk themeloi një parti të re si Macron, por ai arriti të ndërtonte partinë e re në atë të vjetrën. Partia Popullore kishte zbritur në 20 për qind pas socialdemokrateve dhe të djathtëve ekstremistë. Tashmë Partia Popullore e Kurz arriti në rreth 30%, duke fituar të drejtën të formojë qeverinë e re. Nga pikë- pamja taktike, ai i vodhi kauzat apo ua zhvelëroi ato të djathtëve ekstremë. Kurz sulmoi Kancelaren Merkel, gruan më të fuqishme të Europës. Nuk pranoi vendimin e saj për çështjen e refugjatëve duke mos u shfaqur racist apo ksenofob. Ai kërkoi që Merkel të pranonte problemet dhe jo t’u impononte të tjerëve zgjidhjet e saj. Shkurt Kurz u shfaq një lider i fortë, që mban fjalën, që ngjall besim, që i kupton sfidat dhe që përpiqet të gjejë zgjidhje duke i njohur problemet. Falë Kurz, e djathta ka fituar një zë më shumë, ka fituar një ngjyrë më të thekshme dhe pikërisht falë Kurz, e djathta ekstreme është zbehur dhe zhveshur nga mbështetja apo kauza. Në këtë kuptim, Kurz ka mundur socialdemokratët, të cilët prej vitesh janë zhytur në një ngërç që nuk ofron më zgjidhje për sfidat, ka mundur të djathtën ekstreme që ishin një problem dhe kërcënim për demokracinë dhe vlerat e lirisë. Pra, Kurz ka tri fitore: njëra është ardhja e një të djathte të qartë në pushtet, e dyta është mundja e socialdemokratëve dhe e treta zhvlerësimi i ekstremistëve.

Në Shqipëri Partia Demokratike, disa anëtarë të rëndësishëm të saj dhe vetë kryetari Lulzim Basha e përshëndetën fitoren e Kurz. Ata madje thanë se Partia Popullore është mike e PD dhe e vetë kryetarit dhe e disa drejtuesve të PD-së. Në fakt, PD duhet të shohë se sa larg është ajo nga vlerat që mbron partia e Kurz, sa larg është sjellja politike e saj dhe e kryetarit Basha krahasuar me kryetarin Kurz. Kurz ndryshoi një parti të rrënuar në vetëm pak muaj dhe bëri që ajo të jetë bartëse e shpresës së votuesit të djathtë, ndërkohë që kryetari Basha dhe ata që përshëndetën fitoren e Kurz bënë që PD në katër vite jo vetëm të mos transformohet në një parti shprese, por të bëhet shumë më e pashpresë. Çdo përshëndetje do të duhet të nisë nga refleksioni mbi ç’bëri Kurz dhe si ai transformoi një parti duke e bërë fituese dhe mbi ç’bëri PD e Basha që partia u dobësua në limitet e saj historike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura