Fitorja 2-1 ndaj Armenisë, De Biazi: Ndeshje e vështirë, goditëm portën si asnjëherë tjetër

Mar 30, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Armeni me rezultatin 2-1 në mbrëmjen e së dielës në “Elbasan Arena”, trajneri i Ekipit Kombëtar, Xhani De Biazi tha se edhe pse ndeshja ishte tepër e vështirë, lojtarët e merituan fitoren me rezultatet e treguara në fushë.

Xhani De Biazi

“Në pushim të ndeshjes, u thashë që të vazhdonim të luanim normal, të mos ndryshonim asgjë. Dhe me lojtarët e futur në lojë krijuam më shumë raste, kështu erdhën dhe golat. Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme, pavarësisht se Armenia nuk ka lojtarët më me emër në botë, por ka ekip të përgatitur. Sot krijuam shumë raste, dhe merituam ta fitonim këtë ndeshje”,-deklaroi De Biazi pas ndeshjes.

Sipas tij, kjo ndeshje vlejti dhe për të parë ato gabime që duhet të rregullojë ekipi për gjërat që nuk funksionuan. “Në fillim isha në shumë në ankth  duke pasur parasysh se të gjithë donin fitoren, por duke parë egërsinë që patëm në pjesën e dytë, dhe ja dolëm”,-tha trajneri i kuq e zinjve.

Nga ana e tij kapiteli i ekipit kombëtar Cana, deklaroi se lojtarët krijuan raste të shumta në fushë në një ndeshje aspak të lehtë. Cana shprehet optimist për “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë, paçka se tregohet i matur në deklaratët e tij kur thotë se është herët të flasim për një kualifikim në këto momente.

“Mund të them se sonte kaluam një sifdë të vështirë dhe ja dolëm. Sot duhet ta rikuperosh lojën, të mbash ritmin dhe në fund të shënosh. Krijuam gjithë ato raste dhe e merituam të fitonim. I përgëzoj djemtë për mundin që dhanë në lojë dhe fitoren. U munduam të japim maksimumin tonë. Na ka mbetur dhe gjysma rrugës dhe kemi akoma shumë shumë përpara”,-deklaroi Cana. Me këtë rezultat, Shqipëria arriti në kuotën e 7 pikëve, në vendin e dytë me pikë të barabarta me Danimarkën për shkak të golavorazhit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura