Pas disa ndeshjeve mos grumbullim me skuadrën, Eros Grezda i ka kaluar momentet e vështirësisë te skuadra e Rejnxhërsit. Skuadra skoceze ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje kontrolli përballë ekipit të Mathërell-it dhe ka fituar me një rezultat tenistik 6-2.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë me fanellën e Rejnxhërsit, dhe të dytin e ndeshjes së sotme në minutën e 41-të. Grezda u ble me shumë bujë nga skuadra e Rejnxhërsit pasi shikohet nga Xherrard si një lojtar për të ardhmen. Megjithatë ende ai nuk ka marrë minutat e merituara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al