Fiton Luftëtari, Lushnja bie në Kukës

Dec 29, 2011 | 12:56
SHPËRNDAJE

Luftëtari triumfoi minimalisht në fushën e Mamurrasit, duke u shpallur kampion i dimrit për këtë kategori, ndonëse kanë pa luajtur edhe supersfidën e prapambetur me Kukësin. Por, meqenëse ky ballafaqim nuk mund të konsumohet më për këtë vit, ata e bëjnë të tyren “kurorën e dimrit”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Nora në minutën e 13-të. Sakaq, kuksianët ia kanë dalë mbanë të kalojnë me sukses një kundërshtar të fortë si Lushnja e Sajmir Malkos. Vendësit kanë shënuar tre gola në kuadratin e Bejtes, duke pësuar vetëm një të tillë. Nën një atmosferë të ngrohtë, me rreth 6 mijë tifozë, është zhvilluar ky duel interesant, duke treguar në një farë mënyre se interesim ka edhe te inferiorët. Përcaktues për kuksianët ka qenë sulmuesi Malo, që ka shënuar dy gola në këtë ndeshje. Nga ana e saj, Lushnja detyrohet të prishë rekordin e saj prej tetë fitoresh radhazi, të pranojë edhe humbjen ndaj një rivali direkt për ngjitjen në Superiore. Besëlidhja ka udhëtuar drejt Vlorës, për t’u ballafaquar me skuadrën vendëse, duke marrë në këtë transfertë një barazim të bardhë, pa gola. Loja në këtë sfidë ka qenë e ekuilibruar, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët, por goli nuk ka dalë në dritë. Ndërsa Besa e trajnerit Magani luajti në transfertë me Gramshin, në një fushë të vështirë, duke marrë një pikë të rëndësishme për synimet e kësaj skuadre për këtë sezon. Në barazim pa gola ka përfunduar edhe Himara- Skrapari, Ada ka mundur 2- 0 Butrintin e Sarandës, kurse Gramozit i është falur një penalltie ndaj Burrelit, duke akumuluar tri pikë mbijetese.

KATEGORIA 1/ JAVA 15
DJE

Gramozi-Burreli 1-0
Shënues: Omeraj 54′ (p)
Ada-Butrinti 2-0
Shënues: Lini 18′, Murati
59′
Kukësi-Lushnja 3-1
Shënues: Malo 6′, 70′,
Jevdjeviç 47’/ Canka 60′
Mamurrasi-Luftëtari0-1
Shënues: Nora 13′
Vlora-Besëlidhja 0-0
Himara-Skrapari 0-0
Gramshi-Besa 0-0
SOT
Iliria-Elbasani 13:00

RENDITJA
Nr. Ekipi ND F G H P

1. Luftëtari 14 11 1 2 34
2. Kukësi 14 10 1 3 31
3. Lushnja 15 9 3 3 30
4. Besëlidhja 15 9 3 3 30
5. Besa 15 8 3 4 27
6. Elbasani 14 7 1 6 22
7. Ada 15 5 5 5 20
8. Gramshi 15 5 4 6 19
9. Butrinti 15 5 3 7 18
10. Mamurrasi 15 5 3 7 18
11. Gramozi 15 5 2 8 17
12. Skrapari 15 3 6 6 15
13. Vlora 15 4 3 8 15
14. Burreli 15 4 2 9 14
15. Iliria 14 4 1 9 13
16. Himara 15 2 3 10 9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura