“Fishekë e municione”- Balla i përgjigjet Berishës: S’kemi kohë të merremi me “non grata”-t në Kuvend. Drejtësia e re do gjejë pronarët e vërtetë të fabrikës së vdekjes në Gërdec

Jan 27, 2022 | 12:42
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i dha përgjigje deklaratave të ish kyeministrit Sali Berisha në Kuvend, kur kërkoi që qeveria shqiptare të dërgojë fishekë në Ukrainë për të ndihmuar në përgjigjen ndaj një agresioni të mundshëm rus.

Në fjalën e tij, Balla tha se kësaj deklarate të Berishës i shkon shprehja “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe solli në kujtesë që me drejtësinë e re që ka hapur hetimet për tragjedinë e Gërdecit, “uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje”.

Përgjigja e Taulant Balla: I vetmi deputet non grata në këtë sallë nga aleati strategjik të mos ishte më në këtë sallë.

Sa i përket cështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithcka tjetër.

Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura