Fiorentina-Xhaka, transferimi është vetëm çështje orësh

Jun 29, 2015 | 12:17
SHPËRNDAJE


Shumë shpejt do të ketë një tjetër futbollist shqiptar që do të jetë pjesë e Serisë A italiane. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën, mesfushorin e Bazelit që kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Fiorentinës Paulo Souza. Për mesfushorin, është thënë që ai dhe drejtuesit e skuadrës vjollcë kanë arritur akordin, por agjentët e skuadrës italiane janë duke punuar që kjo tratativë të përmbyllet edhe me drejtuesit e skuadrës kampione të Zvicrës.

Ditën e djeshme, “Gazzetta Dello Sport” ka raportuar se transferimi i lojtarit do të kryhet shumë shpejt dhe bëhet fjalë për një kontratë që do të zgjasë deri më 2018-ën, ndërkohë që vlera e kartonit të tij do të kushtojë deri në katër milionë euro. Aktualisht, Xhaka është në Gjermani me skuadrën, ku edhe janë duke kryer fazën përgatitore për nisjen e sezonit të ri futbollistik. Marrëdhënia e mirë mes tij dhe ish-trajnerit të Bazelit, Souza, ka bërë që ky i fundit të kërkojë me ngulm shërbimet e shqiptarit të ekipit italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura