Finalja e Kupës, FSHF befason me kërkesën: Të marrim shembull Francën, tifozët…

Aug 1, 2020 | 12:54
SHPËRNDAJE

Ditën e diel do të luhet finalja për Kupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, e cila është planifikuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.air albania

Në njoftimin e bërë për këtë ndeshje, FSHF-a i ka bërë edhe një thirrje instancave shtetërore që ndeshja të luhet me tifozë, sigurisht me numër të reduktuar.

Në njoftimin e FSHF thuhet se duhet marrë si shembull Franca, ku në finalen e Kupës u lejuan tifozë në tribunat pas porte. Federata konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh për finalen e Kupës.

“Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”.

FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.”, thuhet në njoftimin e FSHF.

hgj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura