Finalja e Big Brother Vip Albania do të mbahet këtë të shtunë? Olti Curri bën deklaratën e papritur: Ka pasur presion nga familjarët e banorëve…

Mar 28, 2023 | 16:42
SHPËRNDAJE

Olti Curri ka bërë një deklaratë të papritur në lidhje me Big Brother Vip Albania.

arbana

Nisur nga informacionet që ka marrë brenda Top Channel, ai shprehet se po diskutohet që Big Brother të përfundojë në 10 ditët e ardhshme.

Shkak për këtë vendim, sipas tij është bërë presioni i madh nga ana e familjarëve të banorëve si pasojë e të shtënave që i morën jetën rojes së godinës së Top Channel dy ditë më parë

“E imagjinoni sot sikur sot surpriza e surprizave të shpallen finalistën dhe të shtunën fituesi apo fituesja. Produksioni e ka blinduar si lajm që të mos dalë

Pas të shtënave në ambientet e Top Cahnnel ka pasur një presion të madh nga familjarët që banorët të lënë lojën për çështje të sigurisë. I bie që sot eliminohet dikush dhe hapet një televotim flash për të shpallur finalistët dhe fituesit shpallen të shtunën

Erdhën shumë komente për këtë deklaratë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse Bigu do mbarojë brenda 10 ditëve të ardhshme. Po mendohet për një gjë të tillë. Është folur nga produksioni dhe mbi të gjitha nga pronarët”, shprehet Olti Curri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura