“Filma me metrazh të shkurtër”, Presidenca i përgjigjet Dvoranit: Dhunues i Kushtetutës, nuk presim asnjë…

Dec 11, 2019 | 14:27
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se dhene nga kreu i KED-se, Ardian Dvorani, teksa doli nga prokuroria i therritur pas kallezimit penal te bere nga kreu i shtetit, vjen reagimi i pare i Presidences.dvorani-dhe-meta-770x434

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, zedhenesi i Metes, Tedi Blushi shkruan se  “Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik”.

Mes te tjerash, Dvorani i pyetur per videot perveluese te permenduar nga Presidenti Meta i ka quajtur ato material artistik, filma me metrazh te shkurter.

Reagimi nga Tedi Blushi

Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

“Smund të flas me detaje, e vlerësoj që hetimi nuk zhvillohet as në tv as në media, aty kam bërë parashtrimet e hollësishme të detajuara të faktit si ka ndodhur dhe shpjegimin pse ka ndodhur.

Për videot, unë mendoj që institucionet, funksionarët kushtetues e publikë, nuk i shtrojnë cështjet e s’është e mira t’i shtrojnë me produkte artistike, me filma seriale, me metrazh të shkurtër e të gjatë.

Institucionet duhet ti shtrojnë në rrugë institucionale. Unë nuk merrem me këtë punë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura