Fillon lufta mes Majk dhe Tayna! Këngëtarja e fyen publikisht, Majk nuk ia lë mangët

Jan 11, 2020 | 10:30
SHPËRNDAJE

Reperja e njohur Tayna ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan’’ dhe një ndër lojërat me të cilat u sfidua ishte ajo ‘Paintball’, për të qëlluar me plumba boje këngëtarët që ishin në foto para saj.

tayna-majk

Kur u pyet se cili nga artistët nuk kishte pasur një vit të mirë në karrierë ose siç e perifrazuan moderatorët “ka rënë nga fiku”, Tayna vendosi të qëllonte Majkun.

Reperja shtoi më tej se ai është një reper me zë shumë të mirë, por këtë vit nuk ka pasur sukses. Nuk kanë munguar edhe urimet për sa më shumë fat këtë vit.

Mirëpo, deklaratat e Tayna-s nuk kanë shkuar shumë mirë në veshët e Majkut, i cili e ka marrë për ofendim mendimin e saj, duke e ofenduar në rrjetet sociale. Edhe pse ai nuk ka përmendur emër, është nënkuptuar se ka shënjestruar reperen.

Me fotot e disa prej personazheve vendosur në një tabelë, Tayna i ka shënjestruar një nga një ata, të cilët vlenin si përgjigje për pyetjet e drejtuara reperes. Sipas Tayna-s, Loredana është në kulmin e karrierës, megjithatë ajo do ta dëshironte një bashkëpunim me Mozzik.

Ledri Vulën këngëtarja e ka zgjedhur si reperin që pëlqente më shumë para famës, ndërsa ka zbuluar se në makinë dëgjon MC Kreshën. Për sa i përket Onatit, Tayna e ka shënjestruar dy herë si këngëtarin që nuk do të bënte kurrë bashkëpunim dhe që ka tekstet më të dobëta.

Për sa i përket ‘diss’-eve, Tayna ka deklaruar se nuk do t’i bënte asnjërit e sidomos asnjërës prej kolegeve, ashtu sikurse ka rrëfyer se asnjë nga reperët e shfaqur në fotot përballë saj nuk i përmbushte kriteret e mashkullit ideal për një lidhje me reperen. /Panorama Plus

tayna2 tayna1 tayna tayna1

majk2 majk3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura