Festë për ditëlindjen e 29 të Fjollës, stilistja e provokon me prekje

Apr 23, 2015 | 11:17
SHPËRNDAJE


Ajo pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, një vajzë, ndërsa ka harruar të festojë ditëlindjen apo të përgatisë ndonjë mbrëmje. Por kanë qenë miqtë e saj ata, të cilët nuk e kanë lënë këngëtaren seksi pa festë surprizë. Një tortë në formë trupi si i këngëtares seksi dhe një fustan i sajuar për beben që po pret të sjellë në jetë. Këto kanë qenë dhuratat dhe surprizat për këngëtaren Fjolla Morina në festën e befasishme në shtëpinë e saj, në Prishtinë. Më pas mësojmë se mbrëmja ka vazhduar edhe në një nga lokalet e Prishtinës, dhe Fjolla, megjithëse shtatzënë, ka treguar linjat e saj seksi. E ajo që kohët e fundit kujdeset për veshjen e këngëtares, stilistja e saj Fitore Jaha, për të bërë diçka argëtuese, ia ka vënë dorën te “zogu” Fjollës, siç e shihni edhe në foto. Këngëtarja ka festuar kështu mes miqve të saj 29-vjetorin e lindjes, ndërsa vetëm një javë më parë ka realizuar disa foto, ku shihet edhe barku i fryrë, pavarësisht se në fillim nuk donte të ekspozohej dhe u zemërua me një nga ekipet e saj televizive, që gjithmonë e ndiqnin kur ajo donte të reklamonte këngët e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura