Festat e fundvitit, si do zbukurohet Tirana. Veliaj: Si një fshat Krishtlindjesh

Dec 1, 2015 | 11:22
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës po përgatitet që qyteti të marrë ngjyrat e duhura dhe ndriçimin e merituar këtë fundvit, teksa kemi hyrë në Dhjetor dhe atmosfera e festave të ndihet jo vetëm në shtëpi por edhe në rrugët e qytetit.

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha sot në një prononcim për mediat se duke qenë se Bashkia i ka të limituara fondet për të zbukuruar të gjitha lagjet e Tiranës, për këtë është kërkuar ndihma e koordinatorëve të Bashkisë, që secili të kujdeset për të dedkoruar gjatë festave lagjet e tyre.

erion-veliaj-lsa-e1430128809743

Por Veliaj tha se ka ftuar edhe kompani private që secila të adoptojë nga një rrugë dhe përtej bulevardit të kemi zbukurime në të gjithë qytetin.

“I kam ftuar koordinatorët e bashkisë që edhe ata të bëjnë dicka për lagjet e tyre, deri në 6 Dhejtor sheshi “Nënë Tereza” të kthehet në një fshat Krishtlindjesh. Të paktën këtë muaj bashkia do i dedikohet fëmijëve të kryeqytetit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se do “kemi disa tregje prozivore për të promovuar prodhimet e gjësë së gjallë, do ndalojmë shtijen e gjësë së gjallë në Pazarin e Ri, në rrugët e Tiranës…task forcë për të ndaluar spekulantët e cmimeve, do kemi edhe një treg në Kombinat ku do shiten produktet bio nga zona e Pezës, Vaqarrit”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura