Festat e fundvitit/ Kryeministri Rama zhvillon konkursin për fotografinë, videokërkesën dhe urimin më të mirë

Dec 9, 2021 | 8:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama njofton se me rastin e festave të fundvitit, do të organizojë një konkurs për fotografi, video kërkesë në shërbim të komunitetit apo dhe thjesht një urim.

edirama

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se qytetarët mund t’i ngarkojnë materialet në platformën qeveritare Shqipëriaqëduam.al

Më pas, sipas Ramës, konkursi do të zhvillohet në faqen e tij të Facebook. Çmimet do të shpërndahen në një aktivitet me 100 miq të ftuar nga konkursi.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me këtë nismë të fundvitit, ku ju ftoj që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë?

konkurs

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura