Festat e çmendura të dhjetorit

Dec 21, 2014 | 11:31
SHPËRNDAJE

Në fakt, fotografitë, nuk është se kanë nevojë për koment të zgjeruar. E rëndësishme është t’ju sqarojmë që nuk ndodhin ende në Shqipëri. Çmenduritë kanë ndodhur mbrëmjen e së premte në Angli gjatë festimeve të zakonshme të fundvitit. Ok, nuk është se janë dhe aq të zakonshme, avujt e alkoolit dalin edhe jashtë fotografive. Është cilësuar nga raportuesit e “Daily Mail” si “e premtja e çmendur”, dhe kanë të drejtë. Në disa raste është dashur edhe ndërhyrja e policisë që gjërat të mos shkojnë përfund! Natyrisht që shumica e vajzave që shihni kanë përfunduar po atë natë në spital. Si janë gdhirë?! Epo, jo edhe aq mirë, ndaj me mend në kokë, meqenëse festat kanë nisur anembanë botës. Kësaj situate shtojini edhe faktin që në Shqipëri, cilësia e alkoolit nuk është dhe aq e mirë. Epo, jeni të rritur vetë…
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura