“Fermerët hasin vështirësi në shitjen e produkteve”- Presidenti Meta mesazh nga Dibra: Të kthejmë vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi. Vetëm kështu do ndalim…

Sep 21, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Presidenti  Republikës, Ilir Meta nga Dibra ka bërë thirrje që të kthehet vëmendja nga bujqësia e turizmi, si e vetmja mënyrë për të ndaluar shpopullimin e trevave me pasuri të shumta natyrore.

ilir meta president2

Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit theksoi se “fermerët duarartë të kësaj treve hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare”.

Sipas Presidentit Meta “grantet, kreditë e buta, skemat konkrete për nxitjen e kultivimit të prodhimeve autoktone, shoqëruar me një marketing të zgjuar dhe efikas, do t’i jepnin frymëmarrje bujqësisë shqiptare duke rritur prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”.

Postimi i plotë: 

Prodhimet bio dibrane janë shumë cilësore dhe të shëndetshme. Megjithatë fermerët duarartë të kësaj treve hasin vështirësi në shitjen e tyre prej mungesës së mbështetjes të shtetit, konkurrencës së padrejtë në treg, por edhe për shkak të pasojave të rënda të COVID-19 në ekonominë familjare e kombëtare.

Grantet, kreditë e buta, skemat konkrete për nxitjen e kultivimit të prodhimeve autoktone, shoqëruar me një marketing të zgjuar dhe efikas, do t’i jepnin frymëmarrje bujqësisë shqiptare duke rritur prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”.

Të kthejmë seriozisht vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Kështu do të rikthejmë shpresën dhe do të ndalim shpopullimin e dhimbshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

PRODHO SHQIP! BLI SHQIP! KONSUMO SHQIP!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura