Fermerët dhe banorët e zonës bllokuan për 20 minuta autostradën duke shkaktuar radhë kilometrike, hiqen barrierat metalike në kryqëzimin Lushnjë-Fier

Oct 23, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

Hiqen barrierat te kryqëzimi i ‘Pushimit të Shoferit’, i cili ishte bllokuar nga banorët e zonës në shenjë proteste.

Banorët kërkonin heqjen e barierave metalike në këtë pjesë të aksit Lushnjë-Fier, pasi sipas tyre vendosja e tyre shtonte rreth 40 km rrugë për kalimin nga njëri krahë i autostradës në krahun tjetër.

Fermerët e Divjakës dhe zonave përreth, por edhe banorë të zonës aty, protestuan mëngjesin e sotëm, duke bllokuar autostradën për rreth 20 minuta dhe duke krijuar një radhë kilometrike automjetesh.

Sipas protestueve vendosja e barrierave u shkaktonte shtimin e kostove financiare për të lëvizur drejt Lushnjës.

Në lidhje me protestën dhe poblematikën e banorëve reagoi dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori. Përmes një postimi në facebook ajo shkruan se është në mbështetje te banorëve dhe të çdo zgjidhjeje efiçente që nuk rrit kostot e transportit për ta.

Reagimi i Deputetes së Partisë Demokratike Ilda Dhori

Pa ngjyra politike, banoret e Divjakes, Remasit, Gradishte, Mertish, Goriçaj, Kemishtaj e fshatrave perreth, ishin sot bashke, ne pergjigje te nje veprimi te palajmeruar nga ana e ARRSH, per bllokimin e kryqezimit te njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Ne mbeshtetje te tyre, te ekonomise te tyre dhe jo faturimeve te pamenduara qe i behen nga qeveria, kerkoj bashke me ta, te rimendohet nje zgjidhje efiçente, qe kursen jetet e njerezve, ul aksidentet, dhe njekohesisht lehteson koston e jeteses per banoret, DUKE ULUR DISTANCAT me qytetin dhe KOSTOT EKONOMIKE nga xhepat e tyre.

Mandati i trete, dhe nuk mjaftoi afro nje dekade per ti dhene nje zgjidhje!

Qeveri e cila mendon vetem per interesat e saj klienteliste, aspak per qytetaret, jeten dhe ekonomine e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura