Fëmija 2 vjeç me sëmundje të rrallë humb jetën pasi babai harxhon me prostituta paratë e dhuruara për kurim

Oct 25, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

 

Një vogëlush i cili vuante nga një çrregullim neuromuskular, humbi jetën pasi babai i tij dyshohet se vodhi paratë e mbledhura për kurimin e djalit dhe i shpenzoi ato për party e prostituta.

Dy-vjeçari João Miguel Alves ndërroi jetë më 17 tetor pas një beteje të gjatë me Atrofinë muskulare Spinale. Babai i tij, Mateus Henrique Leroy Alves, 37 vjeç, u arrestua në 22 korrik, një javë pasi gruaja e tij e raportoi atë në polici.

20102456-7606439-image-a-28_1571863863419 (1)

Ai u gjet në një hotel luksoz, ku kishte qëndruar për gati dy muaj, pasi kishte shpenzuar 150,000 për të  blerë veshje stilistësh të njohur, orë të shtrenjta, drogë, alkool e prostituta.

Mateus dhe gruaja e tij, Karine Rodrigues, bënë apel për ndihmë në rrjetet sociale në vitin 2018 për të mbledhur para për trajtimin e djalit të tyre të sëmurë.

20102464-7606439-image-a-36_1571864054511

U desh një vit që familja të mblidhte 248 mijë dollarë, shumica prej të cilave u mblodhën falë një maratone të mbajtur në Conselheiro Lafaiete, vendlindjen e familjes në shtetin juglindor të Minas Gerais.

Paratë e djalit mbaheshin në katër llogari të ndryshme, dhe babai kishte akses te dy prej tyre. Por pas mbledhjes së shumës, babai e braktisi familjen dhe i tha gruas se po largohej për një lloj trajnimi. Mamaja vuri re lëvizje të parave dhe nisi të ketë dyshime.

20102466-7606439-image-a-30_1571863956807

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura