Federata e Kosovës përjashton drejtuesin e klubit: Ka trukuar ndeshje, tentoi me 15 mijë euro

Apr 30, 2024 | 18:09
SHPËRNDAJE

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka përjashtuar përfundimisht nga aktivitetet sportive të saj kryetarin e klubit Ulpiana, Jeton Gashi. Vendimi është marrë pas përjashtimit të klubit të Ulpianës dhe Vllaznisë nga Liga e Parë kosovare.

jeton-gashi
Këshilli Disiplinor i FFK-së argumentoi vendimin për përjashtimin e Gashit si pjesë të hetimit për ngjarjet e ndeshjes Ulpiana-Vllaznia. Për të kishte dyshime se kishte trukuar edhe ndeshje të tjera.

“Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana – Ferizaj për një shumë prej 15,000 euro, por ai dhe lojtarët e tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt”, shkruhet ndër të terja në vendimin e FFK-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura