Fatjoni nuk përmbahet me Xhensilën, skena pasioni dhe xhelozie në shtëpinë e “BB8”

Apr 21, 2015 | 12:04
SHPËRNDAJE

I kërkon të kalojnë natën bashkë, por ajo e refuzon

Fatjoni dhe Xhensila
Janë të dy 26-vjeçarë, sipërmarrës biznesi në jetë dhe të komplimentuar për pamjen. Dhe, pavarësisht se Fatjon Hysenbelliu mori rolin e donzhuanit në shtëpinë e “Big Brother 8”, ku ngacmon gjithkënd dhe kurdo, Xhensila Peres po i shfaq dashuri pasionante. Ajo nga ana e saj në dhomën e rrëfimit u shpreh se ende nuk po e kupton se çfarë po ndodh mes saj dhe Fatjonit, ndërsa atij i bën shpesh skena mërzie ose hatërmbetjeje, që i lë të kuptojë se dhe ajo ka filluar të ndiejë. Afeksionin e tij ai e shprehu në dhomën e gjumit, ku ndodh që Xhensila zakonisht zgjohet më vonë se banorët e tjerë.

Para pak ditësh, ai i shkoi asaj pranë për ta zgjuar, e madje filloi  ta përkëdhelë duke i thënë “zemra, shpirti, zogu vogël…”, dhe duke e puthur vazhdimisht. Por përkujdesja e tij nuk ka mbetur vetëm te fjalët, pasi ai i përgatit asaj mëngjesin, një gjest ky prej xhentëlmeni të vërtetë. Kjo marrëdhënie afeksioni dhe dashurie mes tyre tashmë nuk fshihet, pasi ata rrinë bashkë nga mëngjesi në darkë. Banorët e fundit që i thonë natën e mirë njëri-tjetrit janë pikërisht Fatjoni dhe Xhensila, e cila nga ana e saj ia ka shprehur faktin se nuk është indiferente ndaj tij. Ai më pas i ka kërkuar të kalojnë natën bashkë, por Xhensila nuk ka pranuar. Në lidhje me refuzimin që Xhensila i ka bërë për të fjetur bashkë, Fatjoni ka shfaqur dyshimin duke i thënë se: “Ti je kështu se ke lënë gjëra pezull, je as mish, as peshk”, por ajo ka mohuar të ketë lënë diçka pezull jashtë shtëpisë me një mashkull tjetër, dhe se është e sigurt për këtë. E këtyre dyshimeve u është shtuar dhe xhelozia e tij për Kristin, banorin tjetër, që sipas tij ka shfaqur interes për Xhensilën. Ai është shprehur se duke parë Kristin ta prekte atë, nëse s’do kishte qenë brenda shtëpisë, do të kishte krijuar dhe skenë sherri. E në gjithë këtë marrëdhënie mes tyre, e para që dyshon në sinqeritetin e Fatjonit është vetë Xhensila, e cila i ka pohuar se ndihet e përdorur nga ai. Le të shohim nëse mes tyre ka lindur vërtet ndjenjë apo ata po e përdorin njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura