Farat e kungullit përmirësojnë shikimin

Nov 20, 2018 | 18:47
SHPËRNDAJE

Farat e kungullit janë një burim i mirë i magnezit, manganit, hekurit, zinkut dhe bakrit. Magnezi ndihmon në përmirësimin e humorit dhe gjumit, ndërsa mangani luan një rol në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ndjeshëm shëndetin e lëkurës dhe kockave. Zinku mbështet imunitetin, shëndetin e lëkurës, po ashtu dhe shikimin.

download

Përveç mineraleve, ato janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë qelizorë mbrojtës, duke përfshirë karotenoidet dhe vitaminën E. Përveç reduktimit të inflamacionit, antioksiduesit ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve kronike. Të mbushura me yndyra të dobishme Farat e kungullit janë një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, të quajtur acid alfa-linolenik ose ALA. Vetëm një pjesë e vogël e ALA-s konvertohet në DHA dhe EPA omega-3 të rëndësishme, të cilat gjenden në peshq të yndyrshëm si salmoni.

farat-e-kungujve--1200x789

Megjithatë, përfitimet e ALA-s përfshijnë mbrojtjen e sëmundjeve të zemrës, rrezikun e reduktuar të forcimit të arterieve dhe antiinflamacion. Kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak Hulumtimet tregojnë se farat e kungujve të mbrojnë nga diabeti i tipit 2 ose zvogëlojnë komplikimet e tij në mënyra të tjera, si përmirësimi i rregullimit të insulinës dhe mbrojtja e organeve kundër pasojave të diabetit. Përmirësimi i sistemit imunitar Përveç zinkut dhe hekurit, të cilat janë të dyja jetësore për funksionin imun, farat e kungujve posedojnë vetitë antivirale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura