Fantazma e baristit mbush gotat në pub

Apr 30, 2012 | 13:13
SHPËRNDAJE

Fantazmat nuk janë gjithnjë të këqija. Vetë emri të tremb, por komentet mbi sjelljen e tyre (për ata që besojnë se ekzistojnë) bëjnë që ndonjëherë të krijosh simpati. Si në rastin e fundit në Britani. Frekuentuesit e një lokali nate pretendojnë se kanë fotografuar shpirtin e një ish-baristi të lokalit dhe besohet se ai është përgjegjësi për mbushjen e vazhdueshme të gotave të tyre. Pronarët e lokalit pretendojnë se “Apsley House”  është “i pushtuar” prej vitesh. “Baristi është shumë bujar me gotat”, thonë ata, që me sa duket nuk u pëlqen boshatisja e shisheve pa pagesë. Një nga stafi, Paul Morgan, në festën e daljes në pension, e ka fotografuar shpirtin misterioz. Ai tha se “po fotografoja me iPhone miqtë e mi. Ai kishte vënë re në foto një figurë të çuditshme. Shikojeni dhe gjykoni vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura