Familja Berisha s’mban mëri, Cozman dhe Roberti performojnë bashkë

Sep 15, 2017 | 22:51
SHPËRNDAJE

Nuk mund të harrohet lehtë nga publiku lidhja mes reperit Cozman dhe këngëtares Tuna Sejdiu, edhe pse këta të fundit kanë krijuar jetën e tyre të ndarë prej dy vitesh, nga ku Tuna është bërë nënë që prej disa muajsh nga martesa me Patris Berishën.

Por ajo që ka ndodhur së fundmi është një rastësi paksa e sikletshem! Cozman do të performojë në Lausanne të Zvicrës dhe bashkë me të do të performojë edhe Robert Berisha, vëllai i Patrisit.

Por mesa duket djemtë janë mendjehapur dhe e kanë tejkaluar këtë histrori . Dhe pse jo…?!

Arti gjithmonë ka bashkuar njerëz dhe ide. Madje të dy ata e kanë shpërndarë posterin në profilet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura