Falsifikonin detergjentët, arrestohen dy persona në Tiranë

Nov 25, 2015 | 11:23
SHPËRNDAJE

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi prodhonin në mënyrë të paligjshme detergjentë.

Në pranga ranë shtetasit: Vangjel Spiro, 46 vjeç dhe Blerim Abazaj, 44 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ata janë kapur në flagrancë në garazhin e një pallati duke ambalazhuar detergjentë të falsifikuar me logon “ARIEL” dhe me pas i tregtonin këto detergjente si origjinale.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë janë sekuetsruar në cilësinë e provës materiale këto produkte dhe sende , tre fuçi 200 kg me detergjente, një sai detergjenti të ambalazhuar , një peshore elektronike, si edhe disa materiale për amballazhimin e produkteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të ‘’Shkelja e të Drejtës së Pronësisë Industriale, Fshehja e te Ardhurave, Falsifikim i Vulave, Stampave ose i Formulareve dhe Prodhim i Kundraligjshem i Artikujve dhe Mallrave Industrial dhe Ushqimor’’ parashikuar nga nenet 149/a, 180, 190 dhe 288 të K. Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura