Facebook bën njoftimin e rëndësishëm për lajmet, ja ç’thotë Zuckerberg

Jan 20, 2018 | 10:51
SHPËRNDAJE

Rrjeti Facebook ka shpallur se do te mbështese burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

zukenberg

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, mbrëmë ka thënë se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rangohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rrejshme dhe propagandës.

“Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, ka shkruar Zuckerberg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura