FA “sfidon” Covid-19, jepet njoftim i veçantë për ndeshjen me Italinë

Mar 12, 2020 | 15:15
SHPËRNDAJE

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se miqësorja e kombëtares së tyre kundër Italisë do të zhvillohet normalisht, madje edhe me tifozë.457878728-eng-fbl-wembley

Në Itali, numri i të infektuarve i ka kaluar 12 mijë, ndërsa numri i të vdekurve e ka kaluar shifrën 800. Megjithatë, pavarësisht virusit, miqësorja e “Tre Luanëve” kundër të kaltërve të Roberto Mançinit do të zhvillohet në “Ëembley” më 27 mars.

Ndërkohë që katër ditë më vonë do të luhet edhe miqësorja me Danimarkën. “Për momentin, në linjë me këshillën e qeverisë, asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me statusin e ndeshjeve tona kundër Italisë dhe Danimarkës këtë muaj.

Në rast se do të ketë zhvillime të tjera do t’ju informojmë”, thuhej në deklaratën zyrtare të FA-së. Shumë njerëz ende besojnë se ndeshja Angli-Itali nuk do të zhvillohet ose të paktën do të luhet me dyer të mbyllura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura