Ezaurohen 70% e kuotave në raundin e parë, lista me vendet e lira në universitete

Sep 17, 2021 | 15:10
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Treçereku i maturantëve aplikues e kanë gjetur një vend në universitet.

universitetiitiranes

Në rast se nuk ndërrojnë mendje për t’u çregjistruar, si rrallëherë, IAL-të publike numërojnë thuajse 70% të studentëve që në fillim të garës. Nga 22 mijë e 780 aplikues, janë regjistruar 15 mijë e 218 prej tyre. Kësisoj, kanë mbetur vetëm 7562 të rinj në garë.

Veç tyre, nuk duhen harruar maturantët që iu bashkuan konkurrimit së fundmi me plotësimin e formularëve A1/A1Z, si dhe mbetësit e maturës që shlyen detyrimet në vjeshtë.

Të gjitha këto kategori do të duhet të riaplikojnë për në raund të ri, që nuk është si i pari. Janë vetëm pesë faza regjistrimesh dhe një numër i kufizuar kuotash. Kështu përpara se të hedhin këtë hap, për të aplikuar nga 19 deri në 21 shtator, sugjerohet këshillimi me tabelën e mëposhtme, përmes së cilës kalkulojnë mundësitë e pranimit.

Për shembull, një kandidat me mesataren e maturës dhe vitet e shkollimit 8 e ka të kotë të aplikojë për kuotën e vetme të mbetur në Stomatologji, apo edhe për një nga dhjetë kuotat e mbetura në Informatikën Ekonomike.

Një tjetër e dhënë që duhet të orientojë të rinjtë janë edhe pikët e të regjistruarit të fundit në raundin e parë, informacion që mund ta marrë përmes këndit të maturantit në “U-albania”.

Përgjithësisht, degët e Mjekësisë, Arkitektura dhe Sportet janë të ezaurura 100%, por edhe degët historikisht të preferuara nga të rinjtë si Juridik, Ekonomik apo Inxhinieri janë të zëna në masë të madhe.

Kryesisht, mund të thuhet profilet e preferuara janë në universitetet në kryeqytet. Rrethet janë ato që vijojnë të vuajnë për studentë, por nga ana tjetër, iu është dhënë mundësi që titullarët ta zgjidhin këtë problematikë.

Duke parë ecurinë e regjistrimeve, ata mund të bëjnë rialokime kuotash nga një program në një tjetër brenda të njëjtit departament. Risia e viteve të fundit janë programet 2- vjeçare, si alternativa e vetme për maturantët me mesatare nën 7.

KUOTAT E LIRA NË UNIVERSITETE

kuotat e lira1 kuotat e lira2 kuotat e lira3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura