Exit pollet: Fitore e bindshme e Konservatorëve britanikë

Dec 12, 2019 | 23:51
SHPËRNDAJE

Exit pollet në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson do të fitojë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të enjten.

8DD5DB10-4163-41D0-89AB-0AB3A01CF910_w1023_r1_s

Sipas anketave të kryera nga BBC, ITV dhe Sky News, Konservatorët do të fitojnë 368 ligjvënës – 50 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2017.

Po sipas tyre, Partia Laburiste do të ketë 191, Partia Kombëtare e Skocisë 55 dhe Liberal-Demokratët 13.

Exit pollet bazohen në mbi 22,000 intervista në 144 vendvotime.

Në vitet e fundit, rezultatet e tilla paraprake kanë dalë të jenë relativisht të sakta.

Në zgjedhjet e dy vjetëve më parë, ato kanë treguar se asnjëra parti nuk do të ketë shumicën që të formojë e vetme qeverinë. Në zgjedhjet e vitit 2015, ndërkaq, kanë parashikuar fitoren e Konservatorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura