Eurozona, rekord i ri papunësie, 12.2%

May 31, 2013 | 14:27
SHPËRNDAJE

Papunësia në Eurozonë ka arritur një tjetër nivel rekord.

Të dhënat nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, tregojnë se niveli i papunësisë në muajin prill ka qenë 12.2 për qind, krahasuar me 12.1 për qind në muajin paraprak.

Norma më e lartë e papunësisë mbetet në Greqi dhe Spanjë me nga 25 për qind, ndërsa më e uleta në Austri me 4.9 për qind.

Sipas Eurostat-it, numri aktual i të papunëve në 17 vendet që përdorin euron, është 19.38 milionë. (rel)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura