Europa nis testet klinike për katër ilaçe të mundshme kundër koronavirusit

Mar 23, 2020 | 0:03
SHPËRNDAJE

IMG_20200323_000038Një eksperimentim klinik europian që përfshin rreth 3,200 njerëz ka nisur për të testuar katër trajtime të mundshme kundër koronavirusit, sipas Organit Kërkimor francez të Shëndetit Publik, “Inserm”.

Pjesëmarrësit janë nga ata të shtruar në spital me koronavirus dhe pritet të tërhiqen nga Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Spanja dhe Holanda.Prova klinike, e quajtur “Discovery” dhe e koordinuar nga “Inserm” si pjesë e konsorciumit Reacting, filloi sot në Francë për të provuar katër trajtime eksperimentale kundër COVID-19.

Ky është një projekt evropian, pjesa franceze e të cilit financohet nga Ministritë e Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit (MESRI) dhe Shëndetësisë dhe Solidaritetit (MSS). Pjesa Evropiane është mbështetur së paku nga “COMBACTE”, “PREPARE” dhe “RECOVER”. Drejtohet nga Florence Ader, infektolog në Departamentin e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale të Spitalit Croix-Rousse në Spitalin Universitar Lyon dhe studiues në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkimeve CIRI në Infektiologji

(Inserm / CNRS / Claude Bernard University Lyon 1).
Qëllimi është të vlerësohet efikasiteti dhe siguria e katër strategjive eksperimentale terapeutike, të cilat, në dritën e informacionit më të fundit shkencor, mund të jenë efektive kundër COVID-19.
Testet po kryhen për:
Standard kujdesi plus Remdesivir
Standard kujdesi plus Lopinavir dhe Ritonavir,
Standard kujdesi plus Lopinavir, Ritonavir dhe Interferon beta
Standard kujdesi plus Hydroxy-chloroquine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura