Europa Ligë, eliminohen ekipet e shqiptarëve

Feb 28, 2014 | 12:29
SHPËRNDAJE

Mbrëmje negative për skuadrat e legjionarëve në Ligën e Europës. Lacio e Lorik Canës dhe Etrit Berishës ka barazuar në Bullgari me Ludogorets, por humbja e ndeshjes së parë i ka kushtuar eliminimin. Sakaq, asnjëri nga kuqezinjtë nuk luajti në këtë takim, pavarësisht se ishin në pankinë. Është eliminuar edhe PAOK-u i Ergys Kaçes, i cili u mund në Portugali nga Benfika. Duhet thënë se grekët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 69-të, pas daljes me të kuq të Katsuranis. Kaçe luajti si titullar deri në fund të takimit. Edhe Çernomorets Odesa e Elis Bakajt është eliminuar, pas humbjes me Lionin, teksa lojtari shqiptar nuk ishte as në pankinë në këtë ndeshje. Sakaq ka vijuar për më tej Juventusi dhe Napoli, pas fitoreve të djeshme ndaj Trabzonsporit dhe Suonsit. Edhe Bazeli i Taulant Xhakës është kualifikuar për më tej pasi mundi pastër 3-0 izraelitët e Makabi Tel Aviv. Festival golash në Gjermani mes Frankfurtit dhe Portos, por kalon më tej skuadra portugeze për shkak të një goli më shumë të shënuar në fushën kundërshtare.  

Rezultatet
Rubin K.-Betis        0-2
Bazel-Makabi        3-0
Frankfurt-Porto        3-3
Ludogorets-Lacio    3-3
Napoli-Suonsi        3-1
Salzburg-Ajaks        3-1
Sevilje-Maribor        2-1
Shakhtar-V.Plzen    1-2
Alkmaar-Liberec        1-1
Benfika-PAOK        3-0
Fiorentina-Esbjerg    1-1
Genk-Anzhi M.        0-2
Lion-Çernomorets    1-0
Totenhëm-Dnipro    3-1
Trabzonspor-Juve    0-2
Valencia-D.Kiev        0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura