Europa League/ Cilat janë skuadrat me të cilat do luajë Skënderbeu

Aug 28, 2015 | 13:47
SHPËRNDAJE

Eshtë hedhur sot në Montekarlo shorti për grupet e Europa Ligës. Pjesë e këtij kompeticioni sivjet do të jetë edhe një ekip shqiptar, pra kampionët e Skënderbeut.

kalendari i skenderbeut
Skuadra korçare ka mësuar edhe kundërshtarët që do të ketë në grup. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa bën pjesë në grupin H dhe do të këtë përballë Sportingun e Lisbonës, Beshiktashin si dhe rusët e Lokomotivës së Moskës.

Një short realitivisht i vështirë për kampionët e Shqipërisë, por duke parë edhe grupet e tjera mund të thuhet se ky short është deri diku i pranueshëm. Aventura e Skënderbeut në këtë kompetivion fillon më 17 shtator ku korçarët do të luajnë edhe sfidën e parë.

Skënderbeun ka shmangur ekipe si Ajaks, Borusia e Dortmundit, Napoli, Totehem, Shalke apo Lacio.

Josa: Short i vështirë

Për trajnerin e Skënderbeut, Mirel Josa kundërshtarët në grupin ku bën pjesë Skënderbeu janë shumë të vështirë. “Më vjen keq për tifozët që shpresonin në kundërshtarë me emër më të madh në Europë, por medoj se edhe ky short është i fortë për ne. Sportingu, Beshiktashi dhe Lokomotiva e Moskës janë kundërshtarë të fortë dhe nuk mund të nënvlerësohen. Ata kanë treguar lojë të mirë në kampioatet e tyre dhe Kupat e Europës” – tha Josa pas shortit për “Sportal.al”.

Kalendari

E enjte, 17 shtator 2015: Skënderbeu – Beshiktash
E enjte, 1 tetor 2015: Lokomotiv Moska – Skënderbeu
E enjte, 22 tetor 2015: Sporting CP – Skënderbeu
E enjte, 5 nëntor 2015: Skënderbeu – Sporting CP
E enjte, 26 nëntor 2015: Beshiktash – Skënderbeu
E enjte, 10 dhjetor 2015: Skënderbeu – Lokomotiv Moska

Profilet e 3 kundërshtarëve të Skenderbeut

Sporting Lisbonë  
Sportingu është një nga ekpet më me emër në Portugali. Së bashku me Porton dhe Benfikën, ky ekip dominon prej vitesh futbollin portugez.

Sportingu ka fituar 18 kampionate e 16 kupa, por gjithashtu ka një histori të rëndësishme edhe në kupat e Evropës, sepse ka fituar Kupën e Kupave në sezonin 1963/64, si dhe humbi finalen e Kupës UEFA në sezonin 2004/2005.

Ky ekip është themeluar në vitin 1906. Sportingu u eleminua në play-off nga CSKA e Moskës, në Ligën e Kampioneve dhe tashmë zynon të shkojë sa më larg në grupet e Europa League. Këtë verë drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri i famshëm Zhorzh Zhezus, i cili mes polemikave pa fund la drejtimin e Benfikës, për të kaluar te rivalët e mëdhenj të qytetit. 

Pjesë e ekipit janë lojtarë cilësorë si sulmuesi Gutierrez, Brajan Ruiz, mbrojtësit Naldo e Ciani, por edhe Alberto Akuilani e të tjerë. Sipas  transfermarkt, skuadra e Sportingut vlen rreth 174 milionë euro në treg. Ndërkohë në stafin teknik të këtij klubi, si përgatitës Atletik punon edhe ish trajneri i Partizanit, Marcio Sampaio.

Beshiktash
Skuadra turke e Beshiktash është një ndër klubet më të mira në Turq përkrah Gallatasarait dhe Fenerbahces. Ata kanë fituar 13 tituj kampionë e 9 kupa Turqie. Ky ekip hemeluar në vitin 1903. Beshiktashi ka luajtur në total 176 ndeshje në Europë, me 66 fitore e 76 humbje.

Arritjen më të madhe ndërkombëtare e ka në vitin 1987, kur mbërriti deri në çerek-finalet e Kupës së Kampioneve, ndërsa në Kupën UEFA mbërriti në çerekfinale në vitin 2003. Në gjirin e vet Beshiktashi këtë sezon ka emra si Kuareshma e Mario Gomez dhe synon si zakonisht titullin kampion në Turqi, si dhe të shkojë sa më larg në Europa League. 

Sezonin e fundit Beshiktashi e mbylli në vendin e tretë në kampionatin turk, që nuk ka kënaqur drejtuesit e klubit, ndaj në qershor kanë punësuar një trajner të ri, 63-vjeçarin Shenol Gynesh, i cili ka një karrierë shumë të pasur.Tifozeria e këtij ekpi është një nga më të zjarrtat në Turqi por edhe në Europë.

Lokomitiva e Moskës

Lokomotiv Moska është një ekip me emër në Rusi. Ky ekip ka fituar vetëm dy kampionate të Rusisë, si dhe 8 kupa. Është themeluar në vitin 1923. Në kupat e Evropës Lokomotiv Moska ka krijuar një traditë të rëndësishme dhe në vitet 1998 e 1999 ka mbërritur dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave. 

Sezonin e shkuar Lokomotiv Moska u paraqit dobët në kampionat, duke e mbyllur në vendin e shtatë, por fitoi Kupën e Rusisë. Këtë verë drejtimin e skuadrës e ka marrë Igor Çerevçenko, i cili nuk ka drejtuar asnjë klub tjetër më parë dhe ka qenë pjesë e stafit drejtues te klubi moskovit dhe tashmë mban postin e trajnerit.

Shorti për legjionarët

PAOK i Ergys Kaçes do të luajë përballë Dortmundit, Krasnodar të Rusisë dhe Kabala të Azerbaixhanit.

Napoli i Elsaid Hysajt do të ketë një grup të lehtë në këtë tur të parë. Ekipi i mbrojtësit kuqezi do të ndeshet me Klub Bryzh, Legian e Varshavës (skuadra që eleminoi Kukësin) dhe Midjylland të Danimarkës.

Lacio e Etrit Berishës do të ketë si kokë grupi Dnipron e Ukrasinës, ekip që doli një vit më parë në finale e Europa League. Gjithashtu romanët do të luajnë edhe me St. Etien të Francës dhe Rosenborg të Norvegjisë.

Basel i Xhakës  dhe Gashit do të ndeshet me Fiorentinën, Leh të Polonisë dhe Belenensen e Portugalisë.

Karabak i Ansi Agollit do të ketë një grup të vështirë përballë Totenhem, Anderleht të Besnik Hasit dhe Monakos së Francës.

SHORTI

Grupi A
Ajaks
Celtic
Fenerbahche
Molde

Grupi B
Rubin
Liverpul
Bordo
Sion

Grupi C
B. Dortmund
PAOK
Krasnodar
Qabala

Grupi D
Napoli
Bryzh
Legia
Midtjylland

Grupi E
Vilareal
Plzen
Rapid Vjene
D. Minsk

Grupi F
Marseje
Braga
Liberec
Groningen

Grupi G
Dnipro
Lacio
St. Etien
Rozenborg

Grupi H
Sporting
Beshiktash
L. Moske
Skënderbeu

Grupi I
Basel
Fiorentina
Leh
Belenense

Grupi J
Totenhem
Anderleht
Monako
Karabak

Grupi K
Shalke
APOEL
Sparta P.
Asteras

Grupi L
A. Bilbao
AZ
Augsburg
P. Beograd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura