Europa League, Kaçe dhe Agolli shkojnë në grupe. Dortmundi, fitore tenistike (VIDEO)

Aug 27, 2015 | 22:57
SHPËRNDAJE

Janë luajtur sot ndeshjet e dyta për turin e play-off të Europa League, dy lojtarët kuqezi, Agolli dhe Kaçe kanë shkëlqyer për skuadrat e tyre.

Ergys Kaçe
Ergys Kaçe

Kaçe ka dhënë një asist në barazimin 1-1 të skuaderës së PAOK-ut me Brondby-n e Danimarkës. Mirëpo, PAOK-u kalon më tej në fazën e grupeve falë fitores 5-0 në Selanik në ndeshjen e parë.

 

Agolli dhe Qarabag shkojnë në fazën e grupeve

Skuadra azere ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Ansi Agolli, fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Young Boys të Zvicrës.

Fitorja 3-0 i mjaftoi Qarabagut që të kualifikohet në fazën e grupeve, duke iu bashkuar Skënderbeut.

Dortmundi, fitores tenistike ndaj Odd

Skuadra gjermane e Dortmundit ka mposhtur 7-2 në shtëpi skuadrën modeste të Odd Klub. Rojshi ishte i papërmbajtshëm në këtë ndeshje duke shënuar tripletë.

Gjithashtu, në formë ishte edhe Kagaua që shënoi një dopietë. Golat e tjerë u shënuan nga Gundogan dhe Mikitarian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura