Euro 2016/ Portugalia e Ronaldos kalon në shtesë “pengesën” Kroaci

Jun 25, 2016 | 23:36
SHPËRNDAJE

U deshën 117 minuta lojë që të zgjidhej se cili do të ishte fituesi i përballjes Kroaci-Portugali.1466890457342_lc_galleryImage_Portugal_s_forward_Ricard

Pas një shtylle të Kroacisë, portugezët organizuan një kundërsulm që u finalizua me një gol me shumë fat me anë të Kuarezmas.

Kaq ka mjaftuar që ekipi i Ronaldos të sigurojë çerekfinalen e Euro 2016, ku do të kenë përballë Poloninë.

Ndryshe ngase pritej, ajo që lojtarët e Kroacisë dhe Portugalisë dhanë në fushën e lojës në 90 minutat e kohës së rregullt ishte zhgënjyese.

Një lojë e vakët, pa asnjë rast para portës dhe për më tepër pa asnjë goditje në kuadrat.

Me një ritëm lojë mjaft të ngadaltë, topi u kontrollua pak më shumë nga kroatët por vetëm kaq.

Dy yjet e Real Madrid që sot janë kundërshtarë, Ronaldo dhe Modriç bënë shumë pak për të krijuar raste shënimi.

Në fazën në grupe, Kroacia ka shkëlqyer pasi ka mundur Turqinë dhe Spanjën si dhe barazoi me Çekinë.

Nga ana tjetër, Portugalia zhgënjeu pasi arriti të kaloi vetëm si ekip i tretë me tri barazime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura