Euro 2016/ Islanda nxjerr Anglinë nga Evropiani, përmbys rezultatin

Jun 27, 2016 | 22:52
SHPËRNDAJE

Islanda ka shkruar një tjetër kapitull suksesi në historinë e saj të futbollit, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinalet e një Europiani. Islandezët triumfuan mbrëmjen e së hënës ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.1467054914026_lc_galleryImage_NICE_FRANCE_JUNE_27_Ragna

Edhe pse anglezët kryesuan që në katër minutat e para të takimit, islandezët u kundërpërgjigjën duke përmbysur rezultatin brenda 20’ minutave të para.

Pas kësaj fitoreje modestët e Islandës do të përballen me vendin organizator (Francën) në çerekfinale, takim i cili do të luhet më datë 3 korrik.

Fillimisht ishte Anglia që kaloi në avantazh me 11-metërsh me anë të Rooney. Por, dy minuta më pas Islanda kapi në befasi mbrojtjen e vendit ishullor duke barazuar shifrat.1467054789059_lc_galleryImage_England_s_Wayne_Rooney_sc

Kurse 12 minuta më pas Islanda shënoi dhe golin e avantazhid.

Islanda edhe pse një vend me popullsi të vogël në krahasim ne Britaninë në stadium tifozët e saj nuk janë të pakët.1467054893047_lc_galleryImage_27_June_2016_UEFA_EURO_20

Sa i takon krahasim të dy ekipeve në vlerë monetare, Anglia kushton 189 milionë paund kurse Islanda vetëm 19 milionë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura