“Është torturë, s’mund ta imagjononi tmerrin”, shkencëtari që tronditi botën flet për agjentin nervor: Putin…

Mar 13, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

“Është torturë. Nuk mund të imagjinoni tmerrin”. Kështu e përshkruan thjesht me pak fjalë shkencëtari që ndihmoi në krijimin e agjentit nervor vdekjeprurës që u përdor për të sulmuar spiunin rus dhe vajzën e tij, duke zbuluar efektet e tij të tmerrshme.

4A21DF2C00000578-5492781-Vil_Mirzayanov_pictured_described_the_use_of_the_lethal_toxins_a-m-23_1520895217722 (1)

Vil Mirzayanov është shkencëtari në mërgim i cili tronditi botën në vitin 1992 duke përhapur sekretet bërthamore të Bashkimit Sovjetik.

Ai ka punuar në laboratorin më të fshehtë të Moskës dhe për agjentin nervor të rrezikshëm quajtur në Novichok, i cili ishte projektuar për të paralizuar ata që ishin objektiva dhe, në fund të fundit, t’i ndalonte ata të merrnin frymë.

“Edhe nëse doza e injektuar nuk është e mjaftueshme për t’i vrarë, dhimbja që do të kenë do të zgjasë me javë”, tha ai.

Vil Mirzayanov e përshkroi përdorimin e toksinave vdekjeprurëse si një sulm të ashpër nga Vladimir Putin, i cili ‘mendon se mund të përdorë gjithçka për të vrarë armiqtë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura