“Është si në film me kaq shumë…”-Rama: Në Luksemburg më shumë vdekje se në Shqipëri nga Covid-19. Në Itali po gabohet

Mar 26, 2020 | 21:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e konsideron si një film imagjinarë epideminë e koronavirusit, duke theksuar se asnjë sistem spitalor në botë nuk i përballon dot kaq shumë njerëz që kërkojnë frymë të asistuar.

edi rama

“Holanda ka filluar të rihapë kafenetë. Ideja është që duke qëndruar të mbyllur ne mbrohemi por nuk imunizohemi. Asnjë shtet nuk ka kapacitet për të pranuar prurjen masive të njerëzve që duan të marrin frymë. Është si një film që po ta shikojmë në ekran do të ishte sa i frikshëm aq edhe i mërzitshëm. Sistemi shëndetësor nuk ka kapacitet që t’u japë të gjithë frymëmarrjen dhe ky film nuk ka një hero në fund”, theksoi Rama në Top Story në News 24.

I pyetur për testimin masiv, kryeministri u shpreh se disa vende aziatike po e përballojnë me sukses fal përvojës dhe kapaciteteve nga virusi Sars i pak viteve më parë.

Rama tha se sot edhe “monarkia” e sistemit shëndetësor siç është Franca nuk po e përballon dot situatën.

Këto janë vende të cilat kaluan epideminë e mëparshme. Sarsin famëkeq me të cilën u përballën dhe patën shumë probleme, shumë humbje jetësh. Ata nxorrën mësime dhe u përgatitën. Sistemi institucional i Koresës së Jugut, Singaporit apo Tajvanit që është një rast spektakolar që kanë sisteme të lëvizshme.

Franca, monarkia e shëndetësisë publike, sot ka një numër të frikshëm të infektuarish në sistemin publik dhe gjithë mediat kanë në fokus mjekun që kërkon të mbrohet. Spanja ka 13% të personelit mjekësor të infektuar.

Unë jam shumë i bindur në strategjinë që po ndjekim. Nëse do të lëvizim, nuk e përcaktoj unë këtë por ekspertët që janë të kalibrit ndërkombëtar që dinë çfarë thonë dhe çfarë flasin. Luksemburgu është shumë më i vogël se ne, dhe ka më shumë të vdekur se ne duke qenë një nga vendet më të pasura të planetit. Ajo që shoh në Itali është se po gabohet në mënyrë të vazhdueshme me parashikimin e pikut pasi thuhet jo këtë javë jo atë javë, ndërkohë që shifrat rriten.

Kemi një numër të vogël pacientësh me frymëmarrje të asistuar. Nëse një person me kancel merre koronën shpresat janë minimale. Është shumë e rëndësishme që të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes, janë pjesa që e merr më shumë”, u shpreh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura