“Është komplet presion, diktim nga politika”, babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha për kryeministrin Rama: Si ka mundësi që betohesh se o do ta lësh në klasë, o bëhet nami?

Feb 25, 2021 | 13:16
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për në 4 mars vendimin për shkarkimin e gjyqtares, Enkeleida Hoxha, e cila është arrestuar për korrupsion.

Në përfundim të seancës, babi i saj tha se e gjitha historia është e sajuar politikisht.

“Admir Tafili u hoq nga Peqini u çua në Fushë-Krujë nga Fushë Kruja në Laç nga Laçi në shtëpi dhe pastaj la dy viktima. Atëherë si mund ë themi që këto i ka bërë vajza ime.

Po e përsëris që është nga më punëtoret, më e përkushtuarat. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë. Ja kështu është situata e saj. Është presion, diktim nga politika.

Si ka mundësi që ti kryeministër betohesh me një gjyqtar ose do ta lësh në klasë duke mos marrë vettingun ose bëhet nami. C’të duhet ty të mbërrish në këto. Ajo e la në burg djalin e deputetit se e takonte.

Erdha sot e prisja të jepej një vendim i arsyeshëm, të mendosh si nënë, baba a i jepet një masë dënimi shtepiak paraqitje në gjykatë? Ngelem i dyshmtë se zor se do realizoeht, s’mund të shpëtojnë nga presionie ndikimi politik këta gjyqtarë e prokurorë.”, tha ndër të tjera babai i gjyqtares.

Ai tha se duhet të hetohen ato çka bëhen nëpër burgje dhe mos të mbulohen vendimet e tyre.

“Shoqja e saj është këshilltare në Gjykatën e Lartë, tjetra vajti anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Urdhëro se kush i ka bërë skenat dhe kush i ka filmuar. Unë ju them kështu ju vëllezër e motra, hyni në problemin e burgjeve në qeliza, do shihni se çfarë është bërë atje. Me një anë thonë se nuk e ka bërë. Po si ka mundësi që ai vendim nuk analizohet. Hyni me themel një 30-mujorsh tek Burgjet. Mos t’i hedh lavando inspektorit të lartë të drejtësisë.”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura