“Është njeri, gabon”- Donald Veshaj u “kryqëzua” për puthjet me Beatrix, reagon Bora Zemani: Mos e dënoni, as unë nuk po e bëj

Dec 4, 2021 | 22:58
SHPËRNDAJE

Moderatorja Bora Zemani ka “thyer” për herë të parë heshtjen lidhur me marrëdhënien e krijuar mes aktorit Donald Veshajt dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

donald bora beatrix

Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo u drejtohet të ndjekësve të saj duke thënë se Donaldi është një njeri si gjithë të tjerët dhe mund të gabojë.

Moderatorja i kërkon fansave të saj të qetësohen dhe të mos gjykojnë mbi veprimet e Donaldit, duke shtuar se aktori mund të bëjë çfarë të bëjë me jetën e tij.

“Ju lutem qetësohuni! Edhe Donaldi është njeri… edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj” – shkruan moderatorja.

borazemanireagimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura