Berisha publikon foton: Balili e çoi Ramën në Rodos te baronët e drogës

May 15, 2016 | 18:15
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar në rrjetin social “Facebook” një status ku akuzon kryeministrin Rama se ka lidhje me Klement Balilin, të cilësuar tashmë si “Eskobari i Ballkanit”.

Rama-FotoDuke iu referuar një fotoje dhe një mesazhi nga një person anonim, Berisha shkruans e Balili e ka çuar Ramën në ishullin grek Rodos për të takuar disa baronë droge.

“Klement Balili, në fund të vitit të kaluar shoqëroi Ramën në Rodos te një grup sarandtiotësh që sipas tij, janë bosët e drogës në zonë dhe kanë një seri lokalesh”, shkruan berisha.

SMS-ja

“Mirmbrema zoti Berisha. Klement Balili qe esht shpallur si Eskobar i Ballkanit esht personi qe e coi Ramen para disa kohesh dhjetorin qe kakoi ne Rodho atehere qe u takua me baronet e droges. Rama ishte ne Sarand dhe iku per gjith naten ne Rodo e coi Keli tek kto persona qe kan lidhje te forta se jan Sarandjot dhe kan klube ne Rodo. Kjo foto zoti berisha esht bere ne kohen qe Rama vajti nga saranda ne Rodo.Kto jan bosat e droges qe kan gjith clubet e Rodosit dhe jan miqt e Rames.Pronari i lokalit ne rrodho Faliraqi esht shqiptar sarandjot aty kercet droga … Ka dhe nja 15 lokale atje ne Faliraqi Ne clubet e tyre behet nami ne drog jan nga Saranda Sikurse Keli qe punon Hotelin qe quhet Santa kuaranta.Keli esht Klementi esht nga Saranda. Personi quhet Kozma Kote.”

“Klement Balili është larguar pa gjurmë drejt Kubës”

Ish-Kryeministri, Sali Berisha akuzon qeverinë dhe Policinë e Shtetit se kanë lejuar Klement Balilin që të dalë nga Shqipëria pa lënë gjurmë në sistemin TIMS. Sipas Berishës, Balili është nisur drejt Kubës, por fillimisht ka ndaluar në Vietnam.sali-berisha-jashte-kuvendiut

Ja çfarë shkruan Berisha:

Edivin Shullazi percjell Edeskobar-in me nderime shteterore drejt Hanoit me destinacion Kuben!

Te dashur miq, Edvin Shullazi, pas zbulimit nga autoritetet greke dhe amerikane te Edeskobarit, mikut te ngusht te Edi Rames dhe sivlla Kokedhimes, njoftoi shqiptaret nepermjet Saje qorrit se prej kohesh policia shqiptare po bente hetime rreth grupit ne fjale. Me kete dizinformim te Saje qorrit, me te cilin Rama kerkonte te mashtronte opinionin publik brenda dhe jashte vendit per lidhjet e tij dhe sivlla Kokedhimes direkte me Edeskobar-in, pardje, Rama percolli me “nderime” shteterore, pa e regjistruar ne sistemin TIMS, Edeskobar-in drejt Kubes, drejtim ne te cilin nisen edhe Arben Frrokun, por qe ky nuk zbatoi porosine dhe u kthye ne Hollande, ne vendin e krimit ku dhe e arrestuan.

Edeskobar, thane burime te informuara mire, eshte nisur per ne Hanoi nga do te kaloje direkt per ne Kube. Ne ishullin e Karaibeve ai do te jete nen mbrojtjen dhe kujdesin e Genti Xhixhes. Vetem 24 ore pas largimit me nderime shteterore te Edeskobar-it nga Shqiperia dhe 72 ore pas denoncimit nga une te lidhjeve te tij me Ramen dhe sivlla Kokedhimen ky i fundit reagoi ndaj akuzave te mia duke ja faturuar Edeskobar-in Metes, qe eshte ne Ëashington.

Madje ne reagimin e tyre te trashe, sivllezerit shkuan aq larg saqe deklaruan se une gjoja paskerkam bere fjale per nje Hotel qe ai paskerka me Ilir Meten. Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:

-Edeskobari ka patur lidhje shume te ngushta me Ramen dhe sivlla Kokedhimen, dhe per keto ka fakte te pakundershtueshme!
-Edeskobari mund te jete edhe vella me Ilir Meten por se ai ishte prej kohesh ne hetim nga policia shqiptare nuk e tha Edmond Panariti por e tha Saje qorri.
-Edeskobari mund te njeri i afert me Ilir Meten por me nderime shteterore e percolli per ne Kube Edi Rama nepermjet Saje qorrit dhe jo Ylli Manjanit apo Petrit Vasilit.

Se fundi, reagimi i vonuar ndaj akuzave te mia, vetem pas largimit te Edeskobarit nga Shqiperia, te sivlla Kokedhimes deshmon se ata nuk guxuan ta shesin ate tek Meta sa kohe ai ishte ne Shqiperi! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura