Ervin Bushati ngre temperaturat me “Kom me t’ndez”

May 23, 2015 | 0:14
SHPËRNDAJE


Këngëtari i mirënjohur dhe me shumë vite karrierë, Ervin Bushati, mbrëmë ka publikuar klipin e tij të ri me titull “Kom me t’ndez”, shkruar nga Dj. Erian që jeton në Kanada, vargje nga Alex dhe produksion të Gent Myftarajt. Pas lançimit të këngës në youtube, Ervini pohon për “Panorama”: “Kam kohë që punoj për këtë këngë,  që besoj se do të jetë hiti i kësaj vere. Mund të them se është klipi më i shtrenjtë që kam realizuar deri tani, pasi ka shumë figurantë balerinë, plus kostumografi të kushtueshme dhe shumë të veçantë, që është vënë në funksion të videoklipit”. Fabula që shtrihet në dy kohë të ndryshme, ka në qendër një çift të dashuruarish. Historia e tyre nis nga ballot aristokratike me maska e vazhdon në ditët e sotme. Ervini thotë se me këtë histori ka dashur të sjellë idenë se, ndonëse koha dhe jeta mund të na ndajë në çift, dy shpirtra do e gjejnë rrugën që të ribashkohen. Sipas tij, këtu fshihet dhe kuptimi i dashurisë së vërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura