Ermela: Për mua zysha meriton fitoren, nuk mund të biesh në sy me seks

May 25, 2015 | 11:12
SHPËRNDAJE

Fituesja e “Big Brother 4” bën parashikimet e fitores dhe tregon se kë nuk pëlqen

Ajo është shquar si stratege në lojën e “Big Brother 4”, duke u shpallur fituese. Si protagoniste e një “reality show” me publik, nuk mund të qëndrojë totalisht indiferente, për të parë se si po shkon rivaliteti mes banorëve të rinj, të cilët kanë qëllim kryesor të bëhen posedues të parave. Ermela Mezuraj na jep komentet e saj për konkurrentët e “BB8” dhe cilët janë pretendentët kryesorë sipas saj.
A po e ndjek “BB8” dhe cila është lojtarja apo lojtari, që ke dëshirë ta ndjekësh e dëgjosh çfarë thotë?     
Për mua, zysha. Eleonora di gjithmonë të vendosë pikat mbi i në çdo bisedë që bën. Ka inteligjencë të lindur, përveçse të fituar nga eksperienca e jetës. Unë personalisht e kërkoj me vëmendje prezencën e zyshës nëpër shtëpi, edhe pse kamerat sikur nuk janë shumë me të.
Nganjëherë duket se zysha është personi kundër çifteve. Ty si të duken historitë e krijuara në shtëpi?
U bënë tetë vite që “Big Brother” zhvillohet në Shqipëri, dhe kjo puna e çifteve është bërë më shumë një strategji loje sesa dashuri e mirëfilltë. Nëse ka një çift të krijuar aty e për të cilin kam simpati, ata janë Alba dhe Diedoni.
Lidhjen mes Fatjonit dhe Xhensilën si e komenton? Duket se janë të parët në historinë e “BB8” që duan të bien në sy me anë të performancave seksuale?
Si fillim mund të them që teksa shoh Fationin, më kujtohen një palë shapka me gisht që përdor për në plazh, dhe asgjë më shumë. Sa për marrëdhënien e tyre intime, mund të them se seksi është instinkt kafshëror dhe më se i domosdoshëm për shëndetin e trupin. Por para publikut, mirë është që të ruhet etika, sepse “BB” ndiqet nga fëmijë e mosha të ndryshme. Nuk kemi pse të bëjmë si modernë dhe mendjehapur kot, kur shumë arsye i thonë logjikës që limitet janë për t’u respektuar. Çdo gjë që e kalon masën, nuk mban më të njëjtin emër.
Këtë vit lojtarët më të fortë janë djemtë apo vajzat?
Këtë vit vajzat pa dyshim po luajnë më fort.
Kush e meriton fitoren për ty?
Zyshaaaa, nëse nuk i marrin meritën. Besoj se s’ka pse të jetë mosha penalizim për ta fituar ajo këtë “reality- show”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura