Ermal Hoxha flet për herë të parë: Isha në kafe kur më kërkoi policia

Jan 18, 2015 | 10:15
SHPËRNDAJE

Ermal Hoxha (i arrestuar)
Ermal Hoxha, i arrestuar pas dyshimeve për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal për trafikun e kokainës në linjën Shqipëri-Gjermani, mohoi dje akuzat e ngritura ndaj tij.
“Nuk kam asnjë lidhje me drogën”, mësohet të jetë shprehur Hoxha. Përmes avokatëve ai kërkoi vlerësim të paligjshëm të arrestit ndaj tij dhe lirimin nga qelia.
Mes pretendimeve të Hoxhës dhe kërkesës së prokurorit në proces për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”, gjyqtarja Liljana Baku pranoi këtë të fundit.
SEANCA
Burime te gazetes Panorama brenda seancës me dyer të mbyllura bënë me dije se Ermal Hoxha është shfaqur i rezervuar në deklarata, duke lënë dy mbrojtësit e tij, Hasaf Hadëraj dhe Bujar Hoxha, në parashtrimin e kërkesave.
Përmes tyre ai ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në veprimtari të trafikut të narkotikëve. Më- sohet se Hoxha ka pretenduar se ishte vënë në dispozicion të hetimit.
“Ditën e arrestimit po pija një kafe në zonën ku jetojnë prindërit e bashkëshortes sime në Durrës. Më mori vjehrra në telefon dhe më tha që më kërkonte policia. Jam ngjitur lart dhe kam pritur. Pas pak minutash erdhi policia dhe dola me ta”, mësohet të jetë shprehur i pandehuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura