Erion Veliaj publikon fotot: Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksistë, të cilët nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet

Dec 8, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale, disa foto të punonjësve të pastrimit, të cilët edhe pse ditë pushimi janë angazhuar me punë.

FGHgVwHXwAABMSJ

Ata kanë fshire disa grafite që janë shkruar nëpër mure në Qyteti Studenti, pikërisht sot (8 dhjetor) në Ditën e Rinisë.

“Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinise, që për të gjithë qe pushim?

Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksiste të cilat nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga Qyteti Studenti në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr)”, shkruan Veliaj.

FGHgVwOWQAcid8J FGHgVwHXwAABMSJ FGHgVwGXoAkRuqr FGHgVwJWUA0e1rP

© Panorama.al

Te lidhura