Era e fortë dhe dallgët e mëdha/ Ndalohen anijet e peshkimit në Durrës e Vlorë që të dalin në det

Mar 27, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Gjiri i Durrësit u zgjua këtë të hënë nga një mot i paqëndrueshëm, i shoqëruar nga erëra të forta dhe shtrëngata shiu.

Për shkak të këtyre kushteve kapiteneria ka sugjeruar që anijet e tonazhit të ulët, kryesisht ato të flotës së peshkimit, të qëndrojnë në pritje dhe të shmangin daljen në det për gjueti. Ndërkohë lundrimi i trageteve ka vijuar normalisht.

Për të parandaluar ngjarjet e rënda kapiteneria e portit të Vlorës ka vendosur që të pezullojë dhënien e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Kjo pasi lartësia e dallgëve në det ka shkuar deri në 2.5 metra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura