“Enver Hoxha është gjallë përmes jush”- Rama i përgjigjet Alibeajt: Unë në Bllok nuk jam jetuar kurrë! Im atë nuk ka qenë anëtar i Komitetit…

May 23, 2022 | 20:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili e pyeti nëse ndjen përgjegjësi për ato që kanë bërë të parët e tij gjatë periudhës së komunizmit.

Rama deklaroi se nuk ka jetuar asnjëherë në Bllok ndërsa shtoi se sot Enver Hoxha është gjallë vetëm përmes tyre.

“Unë në Bllok nuk kam jetuar kurrë. Unë kam pasur një shtëpi si të gjithë të tjerët. Im atë nuk ka qenë kurrë anëtar i Komitetit Qendror. Ju që flisni me këtë gjuhë jeni me ideologjinë e Enver Hoxhës.

Enver Hoxha sot është gjallë vetëm përmes jush. Përmes mënyrës si ju e sulmoni kundërshtarin njësoj si ai. Përveç faktit që ju në fund nuk të fusni plumbin apo të fusni në burg. Unë nuk pres respektin tuaj.

Më mjafton respekti që kam pasur nga ata që kur dolën nga burgu pas shumë vitesh nuk kishin lidhje me ju por ishin e kundërta juaj sepse ishin e kundërta e Enver Hoxhës. Partia e Enver Hoxhës shumë prej jush ju bëri si veten. Futi urrejtjen për tjetrin. Kjo nuk është koha e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura