Entiana Osmenzeza, vajza nga Berati me një yll “Michelin”

Jul 28, 2016 | 10:14
SHPËRNDAJE

Edhe me ato pak mundësi që kishin dhe atë kuzhinë të kufizuar, të dyja arrinin të nxirrnin pjata për të lëpirë gishtat. Me të mbërritur në Torino të Italisë, nisi shkollën e hoteleri turizmit “Les Meridiens’, për të fituar më pas pikërisht prej saj përvoja të ndryshme nga restorantet që vizitonte në qytetet e vendet më të rëndësishme të kulinarisë në Itali.

Entiana Osmenzeza
Entiana Osmenzeza

Si profesorët e saj më të rëndësishëm, Entiana konsideron Gualtiero Marchesi dhe Fulvio Pierangelini. Prej tyre mori bazat e para dhe u bë e zonja, aq sa pak kohë më vonë u emërua shefe kryesore në një restorant të rëndësishëm. Prej vitit 2011 është në krye të kuzhinës në restorantin “Sesto on Arno” në Firence.

Stili i saj i të gatuarit, pa asnjë dyshim, i ka themelet në kuzhinën mesdhetare, ndërsa ndikimet më të rëndësishme në krijimin e një individualiteti i ka nga përvojat e saj disamujore te “Noma”, restoranti i famshëm i shefit më të mirë në botë për dy vite radhazi, Rene Redzepi (edhe ai me origjinë shqiptare).

Në Itali, mediat po flasin vazhdimisht mirë për Entianën, megjithatë, pavar- ësisht famës, ajo vazhdon të ruajë në profesion pak nga tradita e së shkuarës. “Nuk duhet të harrojmë kurrë se nga vijmë. Duhet një jetë për t’u bërë të mirë, por vetëm një çast për t’u bërë të këqij,” komenton Entiana.

Sot ajo është gjithnjë aktive në emisione gatimi e revista të ndryshme në Itali, sepse restoranti që drejton është emër i besuar i “pirunëve të mirë”. “Jam e bindur që pasionin për gatimin e kam trashëguar nga gjyshja ime Ylvie, më përpara mendoja që kisha një teknikë të mirë, perfekte, më vonë ndjeva që e kisha brenda meje”.

Megjithatë, asgjë nuk ka qenë fushë me lule që në fillim. “Kur del jashtë, çdo njeri ka vështirësitë e veta duke nisur që nga gjuha, kultura, mënyra e jetesës, marrëdhënia me moshatarët këtu. Për mos të folur pastaj për vështirësitë ekonomike, edhe pak racizëm, por kjo ndodhi vetëm në fillim. Në ato vite kishim një reputacion të keq. Shumë gabime, atëherë, mund të konsiderohen edhe nga ana jonë.

Puna ime e parë ishte në restorant, kameriere, e ndonjëherë ndihmoja në kuzhinë. Besoj ky ishte shkaku themelor që unë më vonë u fokusova në këtë pjesë. Më pëlqente të punoja në kuzhinë, me vitet që kalojnë, vlera e punës rritet. Po vitet kanë ikur dhe tanimë janë bërë plot 24 vjet. Megjithatë, jam e kënaqur për rezultatet, e dija që të gjitha mundimet e sakrificat kishin për të marrë shpërblimin një ditë”.

Ende sot Entiana Osmanzezi, nuk i mohon ndikimet që ka Shqipëria në kuzhinën e saj, ajo e ndien ngado, madje thotë se përmes gatimit, “jeton” me vendin e saj, sepse përdor elemente shqiptare gjithandej. Mbase, nuk do të kishte mundësinë të “çmallej” njësoj sikur po në Itali të ishte bërë avokate apo gazetare, siç ëndërronte kur ishte e vogël por, tashmë nuk është pishman për asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura