ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË/ Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes

Jan 4, 2024 | 0:13
SHPËRNDAJE

kolegji-gjykataENTI RREGULLATOR I ENERGJISË

Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes

                Njoftim aplikimi për rinovim licence    

Në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” i ndryshuar; nenit 19, pika 1, germa ”a”, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”; nenit 10, pika 8 dhe 9 të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin, njohjen dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.06.2016, e ndryshuar, bëjmë me dije se shoqëria “SANG 1” shpk ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për rinovim licence në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Në mbledhjen e datës 28.12.2023, Bordi i ERE-s vendosi të fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë “SANG 1” shpk në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.

Ftohen palët e interesuara të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e parë e publikimit të këtij njoftimi, pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga “Viktor Eftimiu”, 1023, Tiranë; ose në postën elektronike, në adresën [email protected]. 

Me respekt,

KRYETARI
Petrit AHMETI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura