Entela Komnino nderohet me çmimin “Dritëro” për librin “E vërteta për Nolin”

May 19, 2018 | 18:23
SHPËRNDAJE

Mbrëmja e së premtes në ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë ka shënuar çmimin e Dritëroit për publicisten Entela Komnino. Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me një emër tjetër të madh si ai i Dritëro Agollit.

Për gazetaren televizive prej 25 vitesh dr. Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta. Madje sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikuloje me mjetet moderne të vlerësimit se përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona.32863835_10156416598431692_1576454096590733312_n

Pikërisht mbi këtë hulumtim retorik, të parrahur në letrat e shqipes, dr. Entela Komnino u vlerësua me motivacionin ‘Për veprën publicistike dhe punën e rrallë hulumtuese në përcjelljen me mjeshtëri të fakteve historike në librin ‘E vërteta për Nolin’ nga Klik Ekspo Group.

Gazetarja Valbona Kurti tha me këtë rast se ‘ajo, që nisi si studim i thelluar për jetën dhe veprën e Fan Nolit,e tejkaloi edhe vetë Entelën dhe aktivitetin e Nolit, duke u shtrirë, në rrënjët e shqipes, e duke na sjellë një vepër mirëfilli shkencore e mjaft sfiduese.’. Ndërsa shkrimtari e personaliteti i letrave Daut Gumeni vlerësoi trajtimin e figurës së Nolit në aspekte jo vetëm të parrahura, por edhe të nevojshme për letrat e publicistikën e sotme shqipe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura